×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy turistë belg zhduken në Llogara, policia në kërkim prej mbrëmjes së djeshme

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 8:17

    Prej mbrëmjes së djeshme, policia e Vlorës është në kërkim të dy turistëve belgë të cilët kanë humbur pa gjurmë ndërsa shëtisnin.


    Turistët, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, mësohet se janë mbi moshën 55 vjeç.

    Të paktën prej 12 orësh nuk ka asnjë lajm prej tyre.

    Ata kanë humbur në malin e Llogarasë dhe të Dhërmiut.

    Në ndihmë të policisë janë vendosur edhe banorët e zonave, pasi së fundmi turistët u shikuan duke shëtitur në fshatin Ilias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!