×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dyshohet se blinin vota, momenti kur numërohen paratë në makinë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 18:25

    Përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan në Maqellarë të Dibrës një makinë, që sipas tyre shpërndante para për të blerë votën në zgjedhjet e 25 prillit.


    Mbështetësit e PD kërkuan që të hapej makina, gjë e cila u refuzua nga drejtuesi i saj. Makina është kontrolluar pas urdhrit të Prokurorisë dhe brenda është gjetur një shumë parash.

    Kreu i Policisë së Dibrës kanë dërguar në vendngjarje edhe forcat speciale, të cilat po numërojnë shumën e parave të gjetur në mjet.

    Deri më tani ende nuk janë bërë të ditur identitet e personave që posedonin këtë shumë parash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!