×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: 15-vjeçarja shqiptare vdes në një aksident në Kanada

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 8:54

    Një 15-vjeçare shqiptare ka vdekur në një aksident në Montreal të Kanadasë ndërsa u përpoq t’i vinte në ndihmë një shoferi të plagosur.


    Sipas medias së huaj, Veronika Gashi së bashku me mikun e saj do të merrnin pjesë në një garë me makinash, ndërkohë që panë dy automjete që ishin përplasur.

    Teksa ishte ndalur për t’i ardhur në ndihmë, makina e 15 vjeçares u godit nga një automjet tjetër garash. Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 të shtunën pasdite.

    E përshkruar si një vajzë studiuese, e cila nuk i pëlqente vërtet pushimet, Veronika ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

    “Mikja e saj Charbel Saliba mendohet të ketë arritur të tërheqë trupin e Veronica nga automjeti pak para se të digjej”, tha shoqja e ngushtë e saj, Isabelle Collin.

    “Unë dua që ajo të kujtohet si një person i bukur dhe i fortë që dinte të zinte vendin e saj” thotë shoqja tjetër, Raphawlle Grimard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!