×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: 30-vjeçari përdhunon 15-vjeçaren me probleme mendore

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 14:55

    Një 30-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur 15 vjeçe me probleme mendore.


    Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Volosit mbrëmjen e të martës.

    Po sipas mediave, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe më pas janë takuar.

    Vajza dhe prindërit e saj u ankuan në Polici se autori i krimit përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës duke abuzuar seksualisht me të.

    Vajza u ka treguar prindërve se çfarë i kishte ndodhur, të cilët e denoncuan të riun shqiptar në polici dhe më pas ai u arrestua.

    Por, në dëshminë e tij shqiptari ka deklaruar se nuk kishte dijeni për problemet mendore që vajza kishte. Sipas 30-vjeçarit, ata vetëm ishin puthur.

    Sipas ligjeve në Greqi, nese vertetohet akuza e perdhunimit, i riu shqiptar rrezikon deri në 10 vite burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!