×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Digjet shtëpia e familjes shqiptare në Greqi, vdes 16-vjeçari

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 15:15

    Një tragjedi e vërtetë i ka ndodhur ditën e sotme një familjeje shqiptare që jetonte dhe punonte në Greqi.


    Apartamenti i tyre në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 16-vjeçar.

    Mediat greke, raportojnë se kur shpërtheu zjarri, 16-vjeçari lëvizte me vështirësi për shkak të problemeve shëndetësore.

    Ai ishte në shtëpi me vëllain dhe motrën më të vogël, të moshës 13 dhe 6 vjeçe, transmeton noa.al.

    Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë momente, pasi babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.

    Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, aty ndodhej tezja e tyre, e cila hyri në banesën që digjej dhe arriti të nxirrte jashtë fëmijët më të vegjël të familjes.

    Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj, shkruajnë mediat greke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!