×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Djali dhunon barbarisht nënën me mjete mprehëse, përfundon në spital 63-vjeçarja

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 7:19

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë ku një 63 vjeçare është dhunuar dhe sulmuar me mjete mprerëse në kokë nga djali i saj.


    Policia njofton se 63 vjeçarja është dërguar për ndihmë në spital, ndërsa mësohet se ibiri vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    “Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.”, njofton policia.

    Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!