×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Krim brenda familjes në Dibër, vëllai vret me thikë vëllanë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 8:18

    Një krim i rëndë në familje ka tronditur Dibrën, ku vëllai ka vrarë më thikë vëllanë.


    Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pas mesnatës në Maqellare, ku 26-vjeçari me iniciale F.T në rrethana ende të paqarta ka qëlluar me thikë për vdekje vëllain e tij 23 vjeç.

    “Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, thotë policia.

    Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!