×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Vetura përplas për vdekje biznesmenin shqiptar

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 18:04

    Disa çaste më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot në vendin e njohur si Ishull-Lezhë, ku një automjet është përplasur me një këmbësor dhe si pasojë ka ndërruar jetë 60-vjeçari Gjon Kola.


    Kola është pronari i një hoteli pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Pavarësisht ndihmës së parë që është tentuar ti jepet Kolës, biznesmeni ka ndërruar jetë pa mundur që të transportohet për në spital.

    Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se shoferi është arrestuar nga policia.

    Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur.

    Ky aksident ka shkaktuar dhe trafik të rënduar në këtë aks.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!