×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E tmerrshme: Një 41 vjeçar e shkel për vdekje me “valak” një 18 vjeçar

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 18:46

    Një 18 vjeçar në Fier ka ndërruar jetë pasi është shtypur teksa po punonte në Bypassin e Fierit.


    Ai është goditur nga një 41-vjeçar i cili po përdorte ‘rrulin’ që ngjesh asfaltin.

    “Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thonë Policia.

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!