×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe Abazoviç kundër Mini Shengenit: CEFTA është më e rëndësishme

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 19:14

    Pas vizitës me Edi Ramën dhe liderët e tjerë politikë në Shqipëri,  Dritan Abazoviç tha se CEFTA është më e rëndësishme se minishengeni ballkanik, dhe se duhet bashkëpunimi rajonal.


    ”Unë nuk e shoh si problematike, kemi relacione politike që janë të vështira dhe nuk janë normale.”- u shpreh ndër të tjera ai.

    “CEFTA është më e rëndësishme se minishengeni ballkanik, ne na duhet bashkëpunimi rajonal. Unë nuk e shoh si problematike, kemi relacione politike që janë të vështira dhe nuk janë normale. Një patriotizëm i rrejshëm në Ballkan, cili shtet ka arritur një të mirë për shtetet e veta. Nëse krijojmë institucione dhe bashkëpunim me njëri tjetrin, taksën 15 euro do e heqim me Shqipërinë. Unë kam zgjedh rrugën më të vështirë pakice dhe njerëzit i kanë afirmuar idetë e veta dhe Mali i Zi e ka bo një rifreskim. Askush nuk e besonte se do ta mundim Gjukanoviçin”, tha Abazoviç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!