×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Edi is the guy”- Vuçiq bën lojëra me Edi Ramën gjatë vizitës në Novi Sad

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 15:05

    Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë përfituar nga rasti për të bërë një shëtitje në qytetin e Novi Sadit menjëherë pas darkës që ata patën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e atë serbe, Ana Brnabiqin.


    Që të gjithë janë dukur të relaksuar dhe s’kanë munguar batutat mes tyre.

    Siç shihet në këtë video, në një moment gazetarët që ndjekin zyrtarët e lartë i janë drejtuar me një pyetje Vuçiqit: Ç’do të thotë ky takim për Ballkanin?

    “Edi is the guy…”, shprehet Vuçiq duke ja lënë fjalën Ramës i cili pas buzëqeshjes shton: “Eshtë mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë evropianë”

    https://www.instagram.com/p/B3aYAE6JDHP/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!