×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ekspertiza nxjerr shkakun e Zjarrit tek Casa Italia. Gjobiten administratorët e qendrës tregtare

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 16:38

    Shkëndija elektrike e një neoni që ndodhej në qendër të magazinës është shkaku i zjarrit në qendrën tregtare Casa Italia, ku fatkeqësisht humbi jetën punonjësi i sigurisë Arian Sala 33 vjeç.


    Shkaku konkludohet pas ekspertizës së ekspertëve të cilët kanë konfirmuar se shkëndija elektrike ka nisur për shkak të neonit. Afërsia e neonit me materialet që digjen lehtësisht, bëri që flakët të përhapeshin e të përfshinin të gjithë magazinën brenda pak minutash.

    Ekspertiza i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, dhe kjo e fundit ka marrë edhe një ekspert tjetër privat që të saktësojë nëse kabujt elektrikë të garazhit ishin të përshtatur për në magazinë apo nëse kanë qenë të amortizuar.

    Sipas mediave, shërbimet zjarrfikësve kanë gjobitur me shumën 200 mijë lekë administratorët e qendrës tregtare për mungesën e kushteve teknike në ambientet e magazinës.

    Ngjarja ndodhi me datë 24 mars. Punonjësi i Sigurisë Arian Sala humbi jetën teksa shpëtoi kolegët e tij duke i ndihmuar të dilnin, ndërsa vetë mbeti i bllokuar. Arian Sala u shpall dëshmor i Atdheut për aktin e tij heroik ndërsa familjes se tij i është akorduar një ndihmë pre 1 milionë lekësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!