×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ekstradohet nga Greqia pedofili shqiptar, ngacmoi seksualisht dy të mitur

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 13:47

    Ish-trajneri Sokol Metaj i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve është ekstraduar nga Greqia.


    Sipas Policisë së Shtetit shqiptar, 55-vjeçari ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

    Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

    Njëri prej të rinjve pretendoi se i pandehuri e kishte ngacmuar në vijimësi seksualisht me fjalë dhe me veprime konkrete, duke tentuar të prekë në vende intime. Referuar vendimit të gjykatës, i dëmtuarit K. Gj. është njohur me Sokol Metaj përmes një shokut të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!