×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Familja shqiptare në prag të dëbimit, danezët i dalin në ndihmë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 14:33

    Familjet shqiptare që kanë kërkuar azil ekonomik vitet e fundit në vende e Europës, shpesh janë bërë lajm edhe në media ndërkombëtare. Rasti i fundit vjen nga Danimarka, ku një familje shqiptare nuk fitoi të drejtën e azilit dhe për këtë ajo duhet të kthehet tani në vendin e origjinës pasi mundësitë për të qëndruar atje janë shumë të pakëta.


    Por, largimi i saj nuk është pritur aspak mirë nga aktivistët e Danimarkës, të cilët rreth orës pesë të mëngjesit mbushën aeroportin e Kopenhagenit duke kundërshtuar depërtimin familjes Marashi.

    Me 22 mars iu refuzua azili, ndërsa autoritet i dhanë tre javë kohë për të aplikuar për një leje humanitare qëndrimi, bazuar në ligjin danez. Drama e kësaj familje nuk është vetëm fakti se po përballen me dëbimin nga Danimarka, por edhe djali i tyre i madh 8-vjeçar është diagnostikuar nga mjekët me probleme fizike dhe mendore.  Djali i familjes nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë, kjo për shkak të problemeve shëndetësore, raporton “BalkanWeb”.

    Capture

    Nëna e djalit ka pohuar se në Shqipëri nuk mund ta kurojë djalin e sëmurë. Ajo shton se kushtet e jetesës në Shqipëri janë shumë të vështira dhe varfëria ia pamundëson kurimin e djalit. Edhe pse kishte tre javë kohë për të plotësuar të gjitha dokumentet e lejes humanitare, familja Marashi nuk arriti ta bënte një gjë të tillë duke mos i siguruar ato që iu kërkuan brenda afatit.

    Aktivistët theksojnë se shumë emigrantë kanë probleme me dokumentet, por ata kanë besim se duke i shtyrë familjes shqiptare afatin e lejes, ajo mund të plotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme. Mediat shkruajnë se dy ditë më parë, një nënë shqiptare së bashku me fëmijën e saj u deportua drejt Shqipërisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!