×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Familjarët e 25-vjeçares që vdiq pas lindjes në Elbasan ftojnë në protestë të gjitha nënat

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 23:40

    Familjarët e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë dy ditë më parë pas lindjes së fëmijës, i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t’u bashkohen ditën e nesërme përpara spitalit për të protestuar.


    Ajo ndërroi jetën pas një arresti kardiak, në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë vajzën e parë, fryt i dashurisë me bashkëshortin e saj, Algentin.

    Pas vdekjes së 25-vjeçares, u arrestuan mjeku kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, ndërsa sot u liruan nga qelia, shkruan shqiptarja.com.

    Ishte kërkesa e prokurorit Xhiljano Seferi për masën “detyrim paraqitje” që u miratua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

    E ndërsa po vijojnë hetimet për ngjarjen, mjekët e spitalit të Elbasanit protestuan dje për arrestimin e kolegëve të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!