×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet Cen Murataj: ‘Nuk bëhem kurrë spiun i Prokurorisë’, Admiri ka qenë mësues, zemrën e kishte sa i peshon gjithë trupi

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 13:25

    Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj përjashton mundësinë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur grabitjet ku mund të ketë qenë i përfshirë Admiri.


    Në një pronocim me gazetarët, nga shtëpia ku jeton edhe familja e Admirit, ai tregoi edhe pasionet e të vëllait që kanë qenë noti, shoqëria, ecja në natyrë dhhe miqësia.

    Bashkëpunëtor i prokurorisë s’bëhem kurrë. Qajmë halle, por bashkëpunëtor s’bëhem kurrrë. Në gjykatë bashkëpunëtorët e tij kanë përmendur emrat, Adi, ose malësori. Disa prej tyre pranojnë se kanë marrë par, të tjerë jo.

    Bashkëpunëtorët e drejtësisë e dinë më mirë. Koha do ta vërtetojë. Kjo shtëpi që rrimë bashkë është shtëpia që mund të jetë prona e vetme e Admir Muratajt. Besoj se pas dy vitesh do dalë një bashkëpunëtor drejtësie. Pimë verë, dalim malit. Unë kam pasion motorat. Do i sjell prapë edhe po mi sekuestroi policia. Pasioni i Adit ka qenë miqësia, shoqëria, vera, ecja, noti. Zemrën e kishte sa i peshonte trupi. Se ka bërë ushtrinë, ka qenë mësues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!