×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fotoja e fundit e Nardit të bujtinës para vrasjes, kolegia prek me mesazhin e lamtumirës

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 20:24

    Biznesmeni Ferdinand Polia u ekzekutua sot pasdite me armë zjarri me breshëri në Shkodër. Ai ka qenë edhe punonjës i AZM, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

    Ndërsa kolegia e tij, Age Martini përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka publikuar një foto që viktima, Ferdinand Polia kishte bërë me të para se të ekzekutohej.

    Si diçiturë për foton Age Martini ka shkruar edhe një mesazh prekës duke i dhënë lamtumirën mikut të saj, shkruan shqiptarja.

    ‘ Paç dritë Nard Polia! …duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme! Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë!’ shkruan ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!