×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Frikë tek banorët, gjenden tre predha gjatë 24 orëve në Vlorë

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 18:18

    Tre predha janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë. Dy prej predhave janë gjetur ditën e djeshme nga banorët në fshatin Panaj.


    Ata sapo kanë parë predhën kanë njoftuar policinë. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shmangur incidentet e mundshëm.

    Policia ka mbajtur nën vëzhgim zonën për disa orë deri ditën e sotme ku në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere.

    Më pas u bë edhe çaktivizimi i tyre. Sipas xhenierëve predhat e gjetura datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Ndërkohë një tjetër predhë është konstatuar në fshatin Vodicë mesditën e së mërkurës. Edhe predha në fjalë është gjetur nga një banorë i zonës i cili po punonte tokën.

    Pas raportimeve forcat xheniere kanë shkuar edhe në fshatin Vodice dhe kanë çmontuar predhën e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!