×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ftesa për Bashën, Rama: S’dua ta blej, nuk është Mesi

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 22:34

    Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, theksoi se nuk kërkon të blejë liderin opozitar Lulzim Basha me thirrjet për bashkëpunim, pasi shtoi se nuk jemi në një fushë loje.


    Me ftesën e bërë, Rama nënvizon se dëshiron të tregojë se është i gatshëm të ndërtojë një rrugë bashkëpunimi në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energji të re.

    “Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shitblerjes së lojtarëve të mëdhenj. Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën që do dalë nga zgjedhjet dhe me Bashën në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, ndasive përçarëse te fokusi i çështjeve. Kjo ishte dhe kjo është. Kjo gjë do karakter dhe Basha nuk e ka dhe nuk e ka pasur kurrë”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!