×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetarja e njohur aksidenton këmbësorin, policia jep detajet

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 23:56

    Gazetarja Mira Kazhani u përfshi në një aksident pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, teksa duke drejtuar mjetin e saj, u përplas me një këmbësor.


    Ky i fundit ndodhet në ambientet e spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa gazetarja Kazhani është shoqëruar në ambientet e policisë, që po punon për sqarimin e ngjarjes.

    Në komunikatën që ka shpërndarë Policia e Shtetit, thotë se paraprakisht dyshohet që se aksidenti ka ndodhur pasi këmbësori i ka prerë rrugën makinës së gazetares, në tentativë për të kaluar në anën tjetër.

    Njoftimi i plotë:

    Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

    Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.

    Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.

    Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!