×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet e djegur një makinë në Elbasan, dyshohet se është përdorur për ngjarje kriminale

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 23:19

    Një automjet është gjendur plotësisht i djegur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gracen.


    Sipas Report TV makina është gjetur në aksin e vjetër Elbasan- Tiranë, një zonë me shumë pak lëvizje dhe është pa targa.

    Nuk dihet se kujt i përket kjo makinë dhe as motivet se djegies, teksa nuk përjashtohet mundësia të jetë e qëllimshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!