×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet e pajetë në banesën e saj 35 vjeçarja nga Gjirokastra

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 17:29

    Një 35 vjeçare e identifikuar si Alba Taho është gjendur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër mesditën e sotme.


    SIpas informacioneve të para, dyshohet se 35- vjeçarja ka ndëruar jetë para disa ditësh, teksa kanë qenë banorët e lagjes ata që kanë njoftuar policinë për shkak të erës së rëndë.

    Mësohet se Alba Taho vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që në komisariat është shoqëruar nëna e saj.

    “Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!