×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i pajetë ndihmës-anestezisti në një spital në Tiranë

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 11:06

    Një ndihmës-anestezist është gjetur i pajetë, mëngjesin e së hënës, në ambientet e një spitali privat në Tiranë.


    “Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga të dhënat e para, sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale. Megjithatë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!