×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjiknuri nga Vlora: Ne e mbajtëm fjalën, tani e ka radhën Meta

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 11:04

    Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri në një deklaratë për medien shprehu mirënjohej për Vlorën dhe qytetarët e saj dhe gjithashtu falënderoi partitë e tjera pjesëmarrëse në garë për kulturën demokratike të treguar.


    Gjatë fjalës së tij ai tha se pret që Presidenti Meta të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.

    “Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, së dyti të gjithë antarësinë dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet zgjedhore”.

    “PS mori mbështetjen më të madhe përsa i përket votave. Dua të falenderoj edhe forcat e tjera politike këtu në VLorë të cilët treguan maturi, qetësi, kulturë demokratike dhe ku faktikisht patëm nëj proces zgjedhor tërësisht të pakontekstuar. Me këtë rast dua të falenderoj dhe Presidentin e Repulbikes i cili na energjizoi fushatën, erdhi këtu për të zbuluar komplote dhe meqënëse ne e mbajtëm fjalën tonë që VLora nuk ndalet, shpresoj që dhe ai të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si President pasi erdhi dhe deklaroi në Vlorë që unë nëse Partia Socialiste fiton 71 ai od të dorqhiqet, kështu që e falenderoj pqr energjizimin e fushatës sonë”.

    “Mund të kishim qe në dhe më mirë, nisur nga numri i votave të pavlefshme pasi gati 5000 vota dolën të pavlefshme në qarkune Vlorës”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!