×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjimnazistët në Tiranë nuk zbatojnë masat anti-COVID në ambientet jashtë shkollave

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 17:46

    Vendosja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike janë të detyrueshme për çdo nxënës kur i drejtohet bankave të shkollës për shkak të masava anti-Covid.


    Pavarësisht kësaj gjimnazistët në kryeqytet tregohen disi neglizhentë për zbatimin e protokollit të sigurisë.

    Nëse në ambientet e shkollave e ruajnë distancën në klasa apo korridore, jashtë të rinjtë tregohen më të shkujdesur

    Për ABC Neës gjimnazistët shprehen se e mbajnë maskën në ambientet e shkollës pavarësisht vështirësive që u krijon

    “Gjithë kohës janë me maskë dhe dezifektantë. Jemi shumë mirë”, thotë një nxënëse.

    “Kemi vështirësi për të folur me maskë”, thotë një tjetër gjimnaziste.

    Megjithatë siç shihet nuk mungojnë dhe rastet që në klasa nuk e mbajnë maskën siç duhet.

    “Ka pasur raste që e heqim maskën, se na merret edhe fryma”.

    Gjatë ndërrimit të turneve nëpër gjimnazet në kryeqytet nuk mungojnë edhe grumbullimet pranë shkollës, ndaj prania e kameras bën që një prej mësueseve të “Andon Zako Çajupit” të detyrohet të disiplinoje gjimnazistët. /abcneës.al

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!