×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Goditi disa herë me thikë 60-vjeçarin, kapet në Durrës autori i ngjarjes

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 23:41

    Kapet Riza Aliu i cili ndodhej në kërkim për plagosje me thikë në Kavajë.


    Aliu goditi me thikë ku në ambientet e lokalit qëllonte 60-vjeçarin Besnik Çelmetën.

    Sipas burimeve ai është kapur në plazh në Durrës nga policia e Kavajës.

    Ngjarja kriminale u regjistrua mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë.

    Qytetari i identifikuar si Besnik Çelmeta, u masakrua me thikë nga shtetasi Riza Aliu.

    Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë, ku autori Riza Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.

    Pastaj autori nxjerr një thikë dhe e godet disa herë.

    Një tjetër person futet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksa lë lokalin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!