×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Harrohet Nënë Tereza, politika merret me sherre, në hije simboli i paqes

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 20:50

    Në ditën e lumturimit të Nënë Terezës përfaqësuesit më të lartë të shteti dhe politikës shqiptare nuk kanë bërë asnjë reagim, qoftë edhe me një status në rrjetet sociale.


    Në vitin e 17 të lumturimit të saj edhe dera e shtëpisë në të cilën kanë jetuar motra dhe nëna e saj, ishte e mbyllur.

    Në ditën e lumturimit të Nënë Terezës përfaqësuesit kryesorë të politikës në vend nuk u kujtuan të bëjnë minimalisht as një status në rrjetet sociale.

    Pavarësisht punës së madhe që Nënë Tereza ka bërë në Botë për paqe dhe varfërinë, vendi i saj i origjinës nuk, në vitin e 17 të lumturimit të saj, në Tiranë asgjë nuk u organizua në nder të saj.

    Në rrugicën ku ka banuar nëna Drane dhe motra e saj Age, veç shprehjeve të pikturuara në mur asgjë tjetër nuk ofrohet në këtë 19 tetor, edhe i zoti i shtëpisë ju fsheh kamerave.

    Shprehjet e saj gjejnë përdorim edhe sot, në Shqipëri e në çdo cep të botës, veprat e saj tregohen kudo edhe sot, por drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, nuk patën kohën e mjaftueshme për ta kujtuar Shën Terezën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!