×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hetimet për grabitjen e Rinasit, pritet të merren në pyetje punonjësit e ISTS

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 18:22

    Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe pse ka disa prova të rëndësishme në dispozicion që mund të çojnë në identifikimin e grabitësve të disa miliona Eurove ende nuk ka ndonjë të dyshuar.


    Provat më të rëndësishme janë gjetur në furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, me të cilin 5 autorët realizuan grabitjen.

    Nga ana tjetër kërkimet e policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat për të arrestuar ndonjë të dyshuar që ka marrë pjesë në grabitjen e rreth 6.5 milionë Eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

    Mësohet se hetuesit pritet ti rikthehen grabitjeve të mëparshme që janë realizuar nga grupi i Admir Muratajt, që mbeti i vrarë nga shkëmbi i zjarrit me policinë, për të parë nëse ndonjë nga personat që ka marrë pjesë ka lidhje me ngjarjen e së martës. Nga hetimet e mëparshme, organi i akuzës ngriti dyshime se pjesëtarë të kësaj organizate që drejtohej nga 47-vjeçari Murataj ishin rreth 20 persona, por pjesa më e madhe e tyre në atë kohë nuk u identifikuan.

    Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe drejtuesit e kompanisë ISTS, për të dhënë sqarime mbi masat e marra për të siguruar perimetrin e brendshëm të aeroportit si dhe procedurën e ndjekur mbi raportimin në polici në kohën kur ndodhi grabitja. Deklarime pritet të japin edhe drejtues të TIA, mbi programin e hartuar për sigurinë e brendshme të aeroportit. /tvklan/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!