×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar makina e policit në Tiranë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 19:18

    Një sasi pre 100 gr eksploziv i telekomanduar ka shpërthyer në automjetin në pronësi të babait të një efektivi rrugorë të Tiranës.


    jë makine i është vendosur eksploziv në orët e para të ditës së sotme në Yrshek. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ndërsa automjeti i shpërthyer me tritol është në pronësi të Luan Çikajt.

    Pronari i makinës me targë AA644OC është babai i efektivit të policisë rrugore në Tiranë Julian Çikaj. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës në momentin që eksplozivi i telekomanduar ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit.

    Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të makinës dhe të banesës, pasi janë thyer xhamat e dritareve. Pas sinjalizimit forcat e anti-terrorit dhe komisariatit nr. 6 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Çikaj vetë në kallëzimin e tij depozituar në komisariatin numër 6 pretendon se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si polic rrugor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!