×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I infektuar me Covid, 65-vjeçari kapet duke tentuar të kalojë në Greqi

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 17:54

    Një 65-vjeçar është proceduar penalisht pasi i infektuar me COVID-19 ka tentuar të kalojë drejt Greqisë.


    Autoritetet njoftojnë se 65-vjeçari akuzohet për “Moszbatimin e masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë“.

    “Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”, njofton policia.

    Gjithashtu, 65-vjeçari është gjobitur me 700.000 lekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!