×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I nguli thikën në zemër 34-vjeçarit, autori i vrasjes në Durrës është djali ish-drejtorit të burgut

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 23:28

    Arbër Kota, autori i vrasjes me thikë të 34-vjeçarit, Idajet Dulla në zonën e Plepave, në Durrës është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota.


    “Panorama” ka mësuar se Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

    Pas konfliktit Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

    Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.

    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!