×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I riu shqiptar godet me makinë 75 vjeçaren

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:04

    Një 75-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras.


    Sipas njoftimit të policisë këmbësorja 75-vjeçare me iniciale Gj.H, u aksindetua nga një makinë e tipit Benz me drejtues një 36-vjeçar me iniciale V.H banues në Devoll.

    Aktualisht 75-vjeçarja është transportuar për në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 29.10.2019, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras, shtetasi V.H, rreth 36 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, rreth 75 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Drejtuesi i mjetit shtetasi V.H, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!