×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I riu shqiptar kapet me marijuanë

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 19:12

    Policia italiane në Piacenza ka vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi u kap me rreth 1 kg marijuanë gati për ta shitur.


    Sipas mediave italiane, ditët e fundit policia kishte dëgjuar për një djalë që kishte filluar një biznes në lagjen ku ai banonte.

    Të veshur civili, policët monitoruan dhe vëzhguan zonën, derisa ditën e djeshme arrestuan 20-vjeçarin shqiptar. Në momentin e arrestimit në çantë ai kishte 102 gram marijuanë.

    Ndërsa pas kontrollit në banesë policia i gjeti edhe 820 gram të tjera. Shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë italiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!