×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I vihet flaka makinës së kryetarit të PS në Elbasan

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 8:26

    Është djegur gjatë natës makina e kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.


    Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen ‘5 Maji’. Automjeti i tij tip Hondai me targë AA 574 TH ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

    Vetë Budani është shprehur se nuk ka konflikte me njeri ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Xhevahir Budani mban prej pak muajsh postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!