×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I vihet zjarri shkollës në Shkodër, kjo është arsyeja

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 21:08

    I vihet zjarri ambienteve në katin e parë në shkollën “Shejnaze Juka”, në Shkodër, ku ishte vendosur një nga KZAZ-të.


    Fillimisht punonjës të bashkisë së Shkodrës, të mbështetur nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë që ruanin derën e KZAZ dhe me forcë kanë hyrë në ambientet e brendshme.

    Bashkitë e drejtuara nga opozita përfshirë këtu dhe atë të Shkodrës i kanë dërguar një letër disa ditë më parë KQZ për lirimin e hapësirave të parashikuara për KZAZ pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, raporton opinion.al.

    Incidenti më i rëndë që prej çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti ndodhi në Tropojë.

    Siç raportohet disa persona kanë hyrë në KZAZ-në numër 9 duke larguar materialet zgjedhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!