×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas, arrestohet një nga shokët i plagosur

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 23:04

    Gazetarja Rudina Xhunga tha në emisionin e saj në News24 se grabitësi i vrarë është identifikuar por emri ende nuk bëhet publik.


    Ajo tha se grabitësi është identifikuar, por nuk është publikuar ende emri. Sipas të njëjtave burime ai ka qenë në burg në një vend fqinj.

    Sipas të njëjtave burime policia ka arrestuar para pak çastesh edhe një nga autorët e dyshuar të grabitjes sot në Rinas. Përveç grabitësit të vrarë, sipas Rudinës policia ka arritur të kapë edhe një nga autorët e dyshuar të ‘megagrabitjes’ së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

    Sipas policisë ai është i plagosur. Mësohet se policia pritet të dalë në një konferencë për të dhënë detaje të tjera nga ngjarja, por ende nuk konfirmon zyrtarisht as identifikimin e viktimës dhe as një arrestim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!