×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektohet edhe një mjek që pati kontakte me viktimën nga koronavirusi në Durrës

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 11:56

    Para dy ditësh në Durrës u shënua viktima e parë nga koronavirusi, një 73 vjeçare e moshuar që kishte ardhur nga Italia dhe ishte hospitalizuar prej disa ditësh në spital, duke mos i thënë mjekëve për historinë e udhëtimit.


    Ndërkohë i gjithë stafi mjekësor që ishte kujdesur për të moshuarën u detyrua të vetë-izolohet pasi dyshohej se mund të ishin prekur nga covid-19. Këtë të premte, përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar një rast, ku një mjek që ka patur kontakte me gruan, ka rezultuar të jetë pozitiv me koronavirus.

    Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

    “Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

    Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

    Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 33 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.

    Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!“

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!