×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektohet me koronavirus juristi i burgut të Rrogozhinës, vetëkarantinohet drejtori

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 11:19

    Mediat raportojnë se një një jurist i burgut të Rrogozhinës është infektuar me koronavirus.


    Prej dy ditësh të dënuarit janë përfshirë nga paniku, për shkak të kontakteve që kanë pasur me juristin e këtij institucioni.

    Ndërkaq, zyra e tij është dezinfektuar ditën e djeshme. Po ashtu është vetëkarantinuar edhe drejtori i burgut, për shkak se udhëtonte në makinë me juristin.

    Institucionet e shëndetësisë kanë filluar kontrollet, duke bërë matjen e temperaturës për të burgosurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!