×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-komandoja terrorist kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do ta paguani…

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 16:21

    Ish-komandoja Erzen Uka i vetëshpallur me emrin Hamzah Uka i cili akuzohet për terrorizëm ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu.


    Ai ka publikuar video në Facebook me përmbajtje ekstremiste si dhe stërviste fëmijët me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS.

    https://www.youtube.com/watch?v=9s1X2xZEGh0

    Ka dalë sot para trupës gjykuese ish-komandoja Erzen Uka i cili u arrestua ditën e djeshme nën akuzën e “stërvitjes për kryerjen e akteve terroriste” dhe nxitje për kryerjen e veprave terroriste. Seanca gjyqsore u shoqërua me tensione.

    Uka ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu.

    Në momenti kur gjyqtari i ka këruar të ngrihet në këmbë për të dhënë gjeneralitetet ai është revoltuar ndaj saj duke i thënë: Nuk çohem, i bindem vetëm urdhrit të Allahut, nuk ju njoh si drejtësi. Do ta paguani sa të dal që këtej.

    29 vjeçari Erzen Uka, i vetëshpallur me emrin Hamzah Uka ka publikuar video në Facebook me përmbajtje ekstremiste si dhe stërviste fëmijët me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS.

    Prokuroria për Krime të Rënda kishte kohë që e mbante nën vëzhgim 29 vjeçarin, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e forcave të Armatosura. Erzen Uka ka shërbyer në dy misione ushtarake kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak në vitin 2011, por që pas kthimit nga këto misione ai ka shfaqur prirje ekstremiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!