×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ishte duke punuar, lëndohet rëndë 27-vjeçari në Korçë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 15:29

    Një 27-vjeçar i identifikuar si Algredo Mukadesi, është plagosur teksa po punonte tokën me zetor. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 13:30 në fshatin Porodinë, Korçë.


    I riu dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    “Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!