×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Itali, dy shqiptarë kapen me armën e Luftës së Parë Botërore

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 11:13

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi carabinierët i gjetën një armë të Luftës së Parë Botërore.


    Njeri 33 vjeç, me banim në Certaldo dhe tjetri 22 vjeç me banim në Castelfiorentino u ndaluan teksa po udhëtonin me një “Volkswagen”, në një pikë kontrolli të ngritur nga Policia në Ulignano.

    33-vjeçarit iu gjet edhe një dozë kokaine. Kjo bëri që karabinierët t’u marrin makinën për një kontroll të plotë

    Gjatë kontrollit u gjet një pistoletë gjermane e Luftës së Parë Botërore, një Mauzer model 1910 me kalibër 6.35 dhe numër serie të përpunuar, me tre fishekë të futur në karikator,në gjendje të përsosur, plotësisht funksionale dhe e gatshme për të hapur zjarr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!