×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Jemi në ankth për dy javët e ardhshme”, Rakacolli: Është ulur numri i të shtruarve në spital, por shumë janë në gjendje të rëndë

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 22:16

    Zgjedhjet e 25 prillit bën që pandemia të “harrohet” për disa ditë në vendin tonë. Masat u shkelën nga shumë persona, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në ditën e zgjedhjeve, ku pati grumbullime.


    Për këtë situatë foli në A2 zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila u shpreh se pritet një shtim i rasteve të reja në dy javët e ardhshëm. “Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshëm pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave siç duhet gjatë tubimeve në disa subjekteve politike”, u shpreh Rakacolli.

    Ajo që ka rënë në sy gjatë ditëve të fundit është fakti i uljes së ndjeshme të personave të shtruar në spital, por Rakacolli zbuloi se shumë prej të shtruarve aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Vdekjet nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe”, u shpreh Rakacolli.

    Aktualisht, në spitalet Covid janë të shtruar 116 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit ndërruar jetë 5 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!