×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kandidatët e PD për zgjedhjet, nis votimi në Kukës

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 12:05

    Sot ka nisur në Kukës votimi nga anëtarësia e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.


    Ndërkohë, janë bërë publik 22 emrat që do t’i çohen për votim strukturave të Dibrës. Në Kuvend kërkohet rikthimi i Dhurata Çupit apo Xhemal Gjunkshit, por bien në sy edhe emra të rinj si, Kreshnik Çollaku, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

    “Sot, qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij. Unë dua t’i bëj thirrje çdo anëtari të Partisë Demokratike, të marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë në këtë proces që ndodh për herë të parë në një parti politike, ku vullneti i anëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë është ai që do të përcaktojë ekipin të cilin ne do t’i drejtohemi dhe do t’iu kërkojmë votën qytetarëve shqiptarë”, tha Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

    Në listë është edhe ish-kryetari i bashkisë së Matit, Nezir Rizvani. Procesi i votimit për kandidatët e PD në zgjedhje do të përfundojë në 10 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!