×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet grupi kriminal i drogës, do bënte atentat në Tiranë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 19:11

    Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë, i cili ende vijon. Leonard Duka dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe Dritan Agaj.


    Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet. Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.

    Report Tv mëson përmes burimeve konfidenciale, se deri në këto momente janë kapur armë dhe makina të blinduara. Një automjet i blinduar, BMW seria 7 është me targa të Rusisë, foton e të cilës Shqiptarja.com e siguron ekskluzivisht. Mjeti blinduar është kapur nga policia pranë shkollës “Partizani”, nga skuadra operacionale, dhe i përket pikërisht të arrestuarit Elvis Gaçaj.

    Procedimi ka nisur nga sektori i Anti-drogës dhe më pas ka hyrë në lojë Prokuroria për Krimet e Rënda.

    Burime për Report Tv, thanë se personat u arrestuan pranë shkollës “Partizani”.

    Elvis Gaçaj i forti me BMW seria 7 të blinduar me targa ruse, i shpetoi 3 atentateve…Pronar i parcelave te droges ne Shengjergj

    Elvis Gaçaj, ne 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i disponon dhe financon parcelat me lëndë narkotike.

    Në atentatin tek Lulishte “1 Maji” u vranë gabimisht Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Nga atentati shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura. Për këtë atentat, në muajin tetor të vitit 2016, togat e zeza të kryeqytetit dënuan me burg përjetë Sael Sulajn dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg. Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, i arrestuari në aksionin e sotëm, Elvi Gaçaj, u kishte propozuar që të punonin për të për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe kompleksin sportiv “Dinamo”.

    Dy të pandehurit nuk kanë pranuar, ndërsa Gaçaj i kishte dhunuar. Elvis Gaçaj u gjykua i veçuar nga dy të pandehurit të akuzuar si autorë të masakrës. Ai u dënua me 3.4 vite burg për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”. Sipas gjykatës, ai është zotëruesi i një sasie prej 3.8 gr kokainë, e sekuestruar në banesën e viktimës Rugova pas ngjarjes. Origjina e lëndës narkotike u sqarua nga Kristjana I., e cila u gjet e mbyllur në banesën e Rugovës. Ajo shpjegoi para hetuesve se bashkëjetonte me Rugovën që prej gjashtë muajsh. Sipas saj, kokaina i ishte dhënë Kevinit nga Elvis Gaçaj.

    Elvis Gaçaj u gjykua i veçuar nga dy të pandehurit të akuzuar si autorë të masakrës. Ai u dënua me 3.4 vite burg për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”. Sipas gjykatës, ai është zotëruesi i një sasie prej 3.8 gr kokainë, e sekuestruar në banesën e një prej viktimave në atentatin e lulishtes ‘1 Maji’.

    Elvis Gaçaj, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.

    Ne atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.

    Elvis Gaçaj ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008. Eshtë një personazh shumë i njohur në trafikun e drogës në kryeqytet.

    Kreu i bandes dhe vellai i tij, te kerkuar per atentatin…qe u shkoi ‘huq’

    Ndërkohë, kreu i bandës, Leonard Duka 32 vjeç, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!