×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet “piloti” me 198 km/h në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 13:25

    Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore ndërsa janë hequr dhe 19 leje drejtimi për shkelje të rregullave të qarkullimit.


    Gjatë kontrolleve të fundjavës janë konstatuar mjete që lëvizin me shpejtësi deri në 198 kilometër në orë në zonën e Saukut ndërsa janë vendosur dhe 5 gjoba me nga 30 mijë lekë për drejtues mjetesh rezident në vendet e BE-së.

    Dy shoferë janë arrestuar gjatë kontrolleve me radar në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan, ndërkohë që janë hequr 19 leje drejtimi.

    Policia rrugore thotë se ka vendosur 5 gjoba me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.

    Shpejtësia e konstatuar në këtë aks rrugor ka qenë nga 132 deri në 198 km/h, në një rrugë kur kufiri i lejuar është 90 km/h.

    Drageri i policisë shënoi shifra të larta edhe gjatë kontrolleve për alkool, ku 7 drejtues mjetesh u ndëshkuan me heqje patente pasi varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l, ku norma e lejuar është 0.19 mg/l.

    Kontrollet kanë vijuar edhe gjatë të shtunës ku u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

    Sipas të dhënave policia gjithashtu vendosi dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj.

    Përgjatë të shtunës gjithashtu janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!