×
  • Lajme
  • Shqipëria

    KE dhe Austria do shpërndajnë të paktën 145 mijë doza të vaksinës Pfizer për Shqipërinë

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 11:22

    Komisioni Evropian dhe Austria do të shpërndajnë të paktën 145,000 doza të vaksinës së prodhuar nga BioNTech dhe Pfizer në Shqipëri.


    Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Austria ka bërë të ditur të martën planet e saj për të furnizuar me 651,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor deri në gusht.

    Bëhet fjalë për një skemë të Bashkimit Evropian që ka si synim të ndihmojë në luftën kundër pandemisë vendet fqinje dhe Afrikën.

    Faza e parë e shpërndarjes mund të pasohet nga faza të tjera.

    “Me këtë iniciative, ne po tregojmë që nuk po e lëmë rajonin fqinj prapa,” është shprehur Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg në një konferencë për mediat. Austria ka negociuar marrëveshje midis BioNTech dhe Pfizer dhe vendeve pritëse, tha Ministria e Jashtme e vendit.

    Dhe, kjo marrëveshje do të sigurojë një urë financimi prej 11 milionë eurosh, megjithëse dozat do të paguhen nga fondet e ndihmës së BE për vendet kandidate për BE dhe vendet e mundshme kandidate.

    “Nuk ka absolutisht asnjë lidhje këtu me sigurimin e vaksinave në Austri dhe në vendet e tjera anëtare (BE)”, tha Schallenberg, qeveria e të cilit përballet me zhgënjimin në rritje të publikut me ritmin e ngadaltë të vaksinimeve.

    “Këto doza nuk janë nga një kuotë kombëtare. Këto janë doza vaksinash që BE-ja i siguroi në mënyrë të qartë që nga fillimi për qëllimin e transferimit të tyre tek partnerët. “

    Siç u bë e ditur nga Austria, dozat do të nisin të shpërndahen nga fillimi i majit, duke u dhënë prioritet vendeve që kanë më shumë nevojë për të.

    Mësohet se Bosnja do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000. Serbia është e fundit me 36,000.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!