×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërkesa e Holandës për rikthimin e vizava, Basha: Ky është krim i Ramës

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 19:35

    Zyrtarizimi i kërkesës së Holandës për pezullimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët është një tjetër çështje për të cilën kryetari i PD, Basha akuzon kryeministrin Rama.


    Sipas tij pas tre rekomandimeve pozitive për hapjen e negociatave, jo vetëm që nuk pritet që ti jepet drita jeshile, por përkundrazi.

    “Sot kemi një lajm të hidhur. Komisionit Evropian i është drejtuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për të rivendosur vizat.

    Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe bandës së tij të babëzitur. Kjo është beteja jonë për ta çuar deri në fund. Kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit. Të gjithë bizneset mirëpresin platformën tonë. Një platformë solide. Biznesi i vogël nuk do të jetë më për mallkim për ta” , tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!