×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kokaina në konteinerin me banane nga Ekuadori në Durrës, i arrestuari është babai i Arbër Çekajt

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 9:03

    Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se në Durrës gjatë operacionit ”MERSIN” është arrestuar babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj.


    Konteineri me 49 kg kokainë dhe banane kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte si destinacion Maminasit, ose më saktë firmën e babait të Arbër Çekajt.
    Gjatë kontrollit të konteinerit, u konstatua edhe sasia e kokainës.

    Ndërkohë 3 vite më parë Arbër çekaj u arrestua pasi në firmën e tij zbarkoi një konteiner me banane nga Kolumbia, që kishte brenda 613 kg kokainë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!