×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfirmohen 10 raste të reja, shkon në 33 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 11:34

    Janë shtuar 10 raste të reja të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri, teksa harta e zonave të prekura shtohet sërish.


    Lajmin e ka përcjellë Ministria e Shëndetësisë, e cila ka deklaruar se nga kjo e premte numri i të prekurve shkoi në 33 (përfshi këtu edhe gruan e moshuar e cila ndërroi jetë dy ditë më parë në Durrës).

    Ndërkohë që është shtuar me të prekur dhe zona e Fierit, nga ku janë konfirmuar 4 raste të reja. Në Rrogozhinë është shtuar një rast në Durrës dy raste të reja dhe në Tiranë po ashtu 3 të prekur me covid-19.

    Konkretisht numri I të prekurve është:

    Tiranë 19 raste
    Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
    Lushnje 1 rast
    Elbasan 2 raste
    Fier 4 raste
    Rrogozhinë 2 raste

    NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË:

    Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.
    Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.
    Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:
    8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)
    25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

    Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
    Tiranë 19 raste
    Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
    Lushnje 1 rast
    Elbasan 2 raste
    Fier 4 raste
    Rrogozhinë 2 raste

    Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.
    Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.
    Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.
    Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

    Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht.

    “OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Bino.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!