×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfirmohet edhe zyrtarisht, 6 milionë euro u vodhën në Rinas

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 14:04

    Tre bankat, paratë e të cilave u grabitën në Rinas, kanë konfirmuar se shuma e përgjithshme është 6 milionë euro. Nga kjo shumë, tre milionë euro i përket vetëm një prej bankave.


    Çështja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar edhe informacionin zyrtar nga tre bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

    Ndërkohë, për këtë ngjarje janë arrestuar gjashtë persona. Ata janë Fatjon Beqiraj, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Ragip Hajdini.

    Në ditën e grabitjes, njëri prej grabitësve, Admir Murataj, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ai konsiderohet nga hetuesit si një nga ideatorët e vjedhjes së parave.

    Shpërndaje në:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!